vendredi 28 novembre 2008

Cinq de mes poèmes en albanais

Mon Ami, l'éminent poète albanais Jeton Kelmendi, a traduit 5 de mes poésies. Qu'il en soit remercié !

Friday, November 28, 2008

Athanase Vantchev de Thracy ne shqip

Përktheu Gjovalin Kola, përgatiti për botim Jeton KelmendiAthanase Vantchev de Thracy është pa dyshim njëri nga poetët më të mëdhenj bashkëkohës francezë. I lindur më 3 janar 1940, në Haskovo të Bullgarisë, ky poliglot me kulturë të jashtëzakonshme ndjek për shtatëmbëdhjetë vjet me radhë studime të larta në disa nga universitetet më të njohura të Evropës, ku ai fiton njohuri të thella për poezinë botërore.

Athanase Vantchev de Thracy është autor i 28 përmbledhjeve me poezi (të shkruara në varg klasik dhe të lirë), ku ai përdor gjithë spektrin e prozodisë : epopenë, odën, sonetin, bukoliket, idilet, pastoralet, baladat, elegjitë, rondon, satirën, hymin, épigramin, epitafin etj. Ai ka publikuar gjithashtu një numër monografish si dhe punimin e doktoraturës, Simbolika e dritës në poezinë e Paul Verlaine-it. Në bullgarisht, ai shkruan një studim për shkrimtarin epikurian Pétrone, të mbiquajtur Petronius Arbiter elegantiaru, i preferuari i Neron-it, autor i romanit Satirikon, si dhe një studim në gjuhën ruse me titull Poetika dhe metafizika në veprën e Dostojevskit. Duke qenë një njohës shumë i mirë i antikitetit, Athanase Vantchev de Thracy shkruan mjaft artikuj për poezinë greke e latine. Kurse gjatë qnëdrimit të tij prej dy vjetësh në Tunizi, ai boton njëra pas tjetrës tri vepra kushtuar dy qytezave punike tuniziane : Monastir-Ruspina – ana e tejdukshme, El-Djem-Thysdrus – i fejuari i kaltërsisë dhe Mozaikët e qytetit të Thysdrus-it.

Ai studion për shumë vite me radhë islamin dhe vendet e Lindjes si Sirinë, Turqinë, Libanin, Arabinë Saudite, Jordaninë, Irakun, Egjiptin, Marokun, Tunizinë, Mauritaninë dhe Taxhikistanin, ku kalon edhe një pjesë të jetës së tij. Në këtë periudhë, ai përshtat në gjuhën frënge veprën historike të Mustafa Tlass-it Zenobie, mbretëresha e Palmyre-it.

Ai qëdron gjithashtu dy vjet në Rusi (1993-1994) për të studiuar poezinë ruse. Përkthyes i një plejade të tërë poetësh, Athanase Vantchev de Thracy është nderuar me shumë çmime letrare e ndërkombëtare, midis të cilëve me Çmimin e Madh Ndërkombëtar të Poezisë Solenzara. Ai është laureat i Akademisë Franceze, anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave, Arteve dhe të Letërsisë, Docteur honoris causa i Universitit të Veliko Tarnovo-s, në Bullgari, laureat i Ministrisë së Punëve të Jashtmë të Francës, anëtar i P.E.N Club-it francez, i Shoqatës së Shkrimtarëve francezë si dhe i Shtëpisë së Shkrimtarëve dhe të letërsisë në Francë. Poezitë e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të huaja.

Vepra poetike:

- Flakërime (1970).
- Hije e marrëzi (1971).
- Polyhymnia (1981)
- Libri i transparencave (1981)
- Orë e Stinë (1981)
- Ti, Virgjëreshë e zjarrit (1985), ribotuar më 2001 dhe 2002
- Oaz, fytyra drite (1986)
- Strofa pentacorde(1986)
- Animula vagula, blandula (1986)
- Sonetet e Damaskut (1987)
- Elozh drite (1987)
- Libër për oktavat (1987)
- Leptis-Minor (sonete romane)
- Përmbi Fjalët (1988)
- Anamnezë (1991), ribotim i zgjeruar(2006)
- Vetmia e Tridhjetë (1992)
- Trallisje, pasuar nga Shkëlqimet (1992)
- Këngë homofonike (1997)
- Zëra të bukur antikë (2000)
- Befas, një drit hërimë ëngjëllore (2000)
- Momente përjetësie (2001)
- Anale dhe përshpirtje (2002
- Epopteia ( Soditje sublime) 2003.
- Elegji (2003)- Ora e Nëntë (2004)
- Mëshirë, o Zot (2005)
- Kështu bëhen njerëzit (2006)
- Dhe deti kthehej në këngë (2007)

I.

DHEMBSHURI

Carolina di Gregorio-s
Sa i kthjellët është ky mëngjes, e ëmbla ime, Carolina,
Këtë e dinë edhe trishtilat që luajnë
Kukafshehtas me flladin si pëlhurë xixëlluese.
Zëra fëmijësh gjallojnë lumturisht rrugëve
E shpërthejnë si këmbana kristali Në ajrin e tejdukshëm.
E qeshur, ti shtrin nga dritarja krahët e tu Të Të brishtë drejt gëzimit të padukshëm
Nga kraharorët e tyre fërgëllues,
Dhe ndjesitë e tua, nën puthjet e pastërvitua
Të diellit adoleshent
Rezonojnë si kordat
E harpës!
Mos u përkul më tepër drejt
Hapësirës së dritares,
Engjëlli im i Bukurisë !
Ti mund të biesh në greminë
Nga zemra ime, ku vetëm ti,
Në këtë pranverë të qeshur,
E veshur me zefir e trëndafilë,
Mbretëron si Afërditë,
E madhe, e panënshtruar,
Perëndeshë e pashoqe
E Bukurisë, e Dashurisë
Dhe e Dhembshurisë !

Paris, e martë, më 24 shkurt 2004


II.

FJALË KALTËRSIE

Stephen-it

« Kërkoj pa pushim sytë e asaj
Që ishte për mua aq e bukur »

Perandori Wou

Ne e donim detin, valët et qeta të ujit
Gjelbërimin mahnitës të fushave e kodrinav e Librin e qetësisë dhe muzikën hyjnore
Të vargjeve të Teokritit në hije të pemëve luleberadha

Fleurigny – Touques, këtë të martë të 1 janarit 2008


III.

HYR DHE NDIZE DRITËN

My God, what is a heart? »

George Herbert-it (1593-1633)

Hyr et ndize dritën dhe qesh ! Kënga e ëmbël et natës pranverore hyn edhe ajo Në shtëpi, plot me lule të kuqe e të kaltra.
Përse je kaq e frymëzuar, kaq e lehtë ? Përse fustani yt vallëzon nëpër kadifin e qetësisë Me një ëndërr lumturie të thurur kaq bukur ?
A ëndërron ti për parfume ngacmuese
Që t’i bëjnë lëvizjet e tua kundermonjëse
Dhe perdet të dridhen nga fryma e kohës
Si fletët që bien nga plepat e vjetër ?
A do ta ndërroje ti aromën e butë të një peme,
Me fëshfërimën e ndrojtur të qershive ?
E Dashur, sa e dua këtë lumturi
Që buron prej trupit tënd,
Si një fllad i ardhur nga deti
Që shkon drejt pyllit me pisha!
Hajde, të lutem, të më mësosh
Artin e harmonisë me dritën e qiellit,
Gramatikën e dashurisë së bimëve të gjalla,
Dhe kuptimin e yjeve të ndezur në zemër.
Jam shumë i lodhur !
Por shpirti im kërkon të flasë pa pushim
Gjuhën e virgjër të lëndinave
Dhe të dëshifrojë fshehtësitë
E « Tablettes de buis d’Apronenia Avitia ! »
Më thuaj se me çfarë lloj arti të pashprehur
Dashuria i zhvendos pa pushim kufijtë
Ndërsa unë, i harruar në melankolinë time,
Dëgjoj këngë që më ngjajnë me ato të mëllenjave !
Thuamë, pra, shpirt im,
What is a heart ?

Në Paris, këtë të diel të 6 shkurtit, Anno Christi 2005

IV.

TRI PSHERËTIMA

E çfarë mund t’ju them më qartë se këto fjalë :
Koha është e mirë në pemishten e paqtë të kumbullave,
Le të pushojmë këtu, të mbështetur në lëvorën e tyre të butë.

*

Një grua me freskore fildishi tund flokët e saj
Nën shiun e petaleve. Ajo këndon. Ajo hesht.
Çfarë shprehin fjalët e saj ? Çfarë fsheh heshtja e saj e bukur ?

*

Melodi e heshtur e meshkujve të bletëve,
Këngë elegjiake et bletëve, përsipër
Shtëpisë sime, plot me miq që qeshin e më duan.

(Vjersha të shkurtëra nga vëllimi me poezi Momente përjetësie, 2001)

V.

TI JE MIK I VËRTETË

Ti je, Mik i shkëlqyer, mot që të bën të dridhesh
Zemër e mendimit dhe shpirt i diturisë,
Drithmë gjethesh që mbrëmja e dashuruar
E mbush me puthjet e delirit të saj hyjnor.

Traduit en albanais par le poète Jeton Kelmendi

Aucun commentaire: